Kei i është bashkuar Armelës dhe Damianos dhe ka nisur thashethemet mbi liderin e shtëpisë këtë javë, Benardin.

Damiano thotë se Benardin është personazh, ndërsa ky i fundit është në kuzhinë. Kei thotë për të se ai qëndron si gardian teksa sheh Xhenin.

Damiano e vlerëson Benardin duke thënë se po ruan baraspeshën. “Por jo në këtë mënyrë, jo si polic”, thotë Armela.