BB Albania 9 Arbana OsmaniBig Brother Albania 9 – Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Arbana Osmani do të jetë sërish drejtuese e spektaklit ‘Big Brother Albania’ që pritet të nisë së shpejti.

Osmani, e cila sapo ka mbyllur sezonin e parë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, gjatë një interviste në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ka folur për Big Brother.

“Ndryshe nga të gjitha vitet e tjera, këtë vit, së bashku me Alessia­n, e cila do të vazhdojë të jetë autore e Big Brother, është menduar që të jetë një program që do të përcjellë vlera” ka thënë ajo. Arbana, tha se Big Brother do të fokusohet tek dashuria, ndaj edhe janë më të hapura pjesëmarrjet në ҫift: të dashur, të fejuar, të martuar.

Por nuk është kjo e vetmja risi. “I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht. Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Nëse thyhet, ata do të përjashtohen” tha ajo.

Share Button