Olta Gixhari ndodhet në Kosovë për të prezantuar një festival. Aktorja ka publikuar në Instagramin e saj një video teksa zbret nga shkallët e sallës së festivalit. Menjëherë ka komentuar edhe Arbana Osmani duke e ngacmuar paksa Oltën.

“Aty më prit”, i shkruan Arbana ndërsa Olta ja kthen: “Mos vono se helbete nëpër shkallë jam!” duke nënkuptuar se mund të rrëzohet.

“O për atë punë nuk të lë njëri ty me ra në tokë…”, i replikon Arbana duke nënkuptuar se Olta është mjaft e kërkuar dhe se mund të shfaqet dikush pranë saj në çdo rast rreziku.

“Kot paragjykon”, përgjigjet Olta duke lënë të kuptohet se ajo nuk është aq e lakmuar sa të gjithë mendojnë.