Ambra i thotë se është e lodhur nga gjithë qortimet e Elsamedit dhe e paralajmëron atë se është duke i shteruar pëlqimi që ka patur për të.

“Nëse Ambra ka patur një pëlqim për ty, tani është duke i shteruar”, i thotë ajo.

Elsamedi pyet i shqetësuar. “Pse kështu zemër?”, thotë ai.

“Sepse kështu e ke sjellë ti situatën. Mua nuk ma ndjen sesi janë banorët e tjerë, sepse unë jam kështu siç jam”, i thotë ajo.

Elsamedi i kërkon që të analizojë më thellë gjërat dhe realitetin në të cilin ndodhen që të dy.

“Nuk e di si i vlerëson ti gjërat, por ti duhet të ndjehesh e privilegjuar që unë të vlerësoj”, i thotë Elsamedi.

“Shumë faleminderit që më vlerëson si femër”, ja kthen Ambra.