Olsi dhe Fiorentina kanë qënë një nga dyshet më të komentuara të këtij ‘Love Edition’ të ‘Big Brother Albania 9’.

Fiorentina bëhej jashtëzakonisht xheloze për çdo vajzë të shtëpisë. Pas ‘luftës së ftohtë’ me Armelën, ajo u përplas jo rrallë me Ambrën. Modelja kaçurrelse ishte e vetmja në BB9 që u nda nga partneri gjatë lojës.

Dashur/padashur u krijua mes tyre një trekëndësh edhe pse Ambra mohonte të kishte një pëlqim ndaj Olsit. Por, si ka vijuar marrëdhënia e tyre tani që loja ka përfunduar?

Modelja gjatë një videoje live në Instagram të fiksuar nga ‘Tabloid.al’, e pyetur nga fansat për Olsin, tha se e kishte takuar atë një ditë pas finales. ‘I thashë që nuk kam për ta takuar më. I mora leje edhe Fiorentinës për këtë’ tha Ambra.