Në një bisedë me Katerinën dhe me Elisonën, Ambra i shprehet vajzave se nuk ka besim te meshkujt.

Ajo nuk jep raste konkrete, por shprehet se vetëm nga fjalët dhe historitë që i kanë treguar shoqet e saj, ajo ka krijuar një ide për meshkujt në përgjithësi, që sipas saj tradhtojnë, pavarësisht situatave.

“Unë nuk kam besim te meshkujt. Vetëm kur shoqet më tregojnë për ta, unë mbushem me mllef ndaj meshkujve”, thotë Ambra.

Ajo thotë se ka zbuluar edhe gjënë më negative te një mashkull. “Një mashkull e ka një gjë të keqe, pavarësisht sa të do, ai të tradhton”, mendon Ambra.