Ambra është vetëm 19 vjeçe, por lotët askush nuk i mban, aq më pak kur në ekran shfaqet një prej personave më të dashur për ty, aq më tepër kur ke kohë pa e parë.

Kjo i ka ndodhur edhe Ambrës, kur ka parë mamanë e saj në ekran që ka edhe një mesazh për të duke i shprehur mbështetjen dhe dashurinë e nënës.

Ambra justifikon lotët me mallin që ajo ka për mamanë e saj, pasi siç thotë ajo nuk ka qëndruar kaq gjatë pa e takuar atë.