Elsamedi u shpreh më herët se nuk ishte i dashuruar me Ambrën, por ishin futur për të luajtur në Big Brother.

Deri diku këtë fjali të tijën e mbështeti edhe Ambra, teksa mbërriti në studio pas eliminimit, por ajo tha se shpresonte që lidhja e tyre të bëhej më e fortë dhe të funksiononte gjatë lojës në shtëpi, por nuk rezultoi kështu.

“Nuk e kisha menduar se do të ndahesha në lojë me Elsamedin, ndodhi. E kam pranuar Elsamedin, mendoja se gjatë lojës do të funksiononte lidhja mes nesh. Kam respekt për të dhe çdo gjë që ka ndodhur i lëmë mbrapa, e respektoj”, tha Ambra.