Ambra i rikthehet bisedave të saj me Donën, me të cilën diskuton gjithçka. Ajo thotë se pa Elsamedin në krah ndihet më e lirë në lojën e saj.

Ndërkohë, Dona i thotë se fakti që është vetëm i ka të dy anët e medaljes, të ndihmon, por edhe të penalizon.

Në ndryshim nga Musa, i cili e ndau shkuarjen e tij deri në këtë pjesë të lojës si sukses edhe të Donës, ajo thotë se do të kishte arritur deri këtu edhe pa Musën në krah.