Bashkë me Ambrën në shtëpinë më të mashe në Shqipëri, duket se ka hyrë edhe xhelozia.

Edhe më parë janë vënë re shenja xhelozie nga Katerina dhe Fiorentina, kryesisht nga kjo e fundit. Por me hyrjen e vajzës nga Shkodra, xhelozia brenda shtëpisë së Big Brother duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Dhe ajo që është më tepër xheloze duket se është Katerina, edhe pse e mohon një gjë të tillë.

“Bëra debat të madh me Olsin. Më tha që ndikoj tek ty. Katerina nuk është 2 vjeç i thashë unë”, i tregon Fiorentina, Katerinës, e cila është mërzitur.

“Këta na dinë xheloze, por unë nuk jam xheloze” thotë Katerina, duke shtuar se “Këta e bëjnë që të shohin reagimet tona”.

Ndërsa Fiorentina është më pesimiste për partnerin e saj, Olsin teksa thotë se “unë kam një partner që më nxjerr keq, më prish mua figurën. Ça mund të pres unë?”.