U futën bashkë në shtëpi si çift, por marrëdhënia e tyre nuk funksionoi dhe vendosën ta luajnë vetëm lojën, ndërsa pak ditë më vonë i dhanë fund edhe lidhjes së tyre.

Megjithatë, Ambra e ka kujtuar Elsamedin, i cili u eliminua gjatë spektaklit të shtunës së kaluar. Por Ambra e kujton atë më shumë për debatet që bënte me banorët. “Sa shumë zhurmë që bënte Elsamedi. I thosha të bënte pak pushim”, thotë Ambra dhe qesh.

Ndërsa Fiorentina thotë me ironi se i vjen keq për të. “Sa na mungon ai person edhe pse vetëm zhurmë bënte”, thotë Lupçe.