Ambrës i kanë bërë shumë përshtypje urdhrat që Dona i ka dhënë Musës pas lojës që vajzat e fituan me pantomime një natë më parë.

Ajo thotë se Dona po e urdhëron shumë Musën. “I shkreti Musë, çfarë është duke hequr prej Donës. E ka bërë t’i lajë këmbët. I kërkonte të ndryshonte pastën e dhëmbëve. I kërkoi kafe dhe t’i rregulloi krevatin. Dhe ai nuk ka refuzuar asnjëherë deri tani”, thotë Ambra.

Por Elsamedi i thotë se është vetëm një lojë dhe nuk ka asnjë të keqe që e ka urdhëruar aq shumë.