Ambra i ankohet Elsamedit. Ajo i thotë që të bëjë kujdes kur e puth, sidomos gjatë lojës “Kiss”.

“Kur është loja kiss ti të puth si i çmendur. Më lehtë, se ti të kap…Më ngadalë, më avash”, thotë ajo.

Elsamedi qesh.

“E kam seriozisht. Më avash se ta thashë edhe sot”, shton Ambra.

Më pas, Ambra flet për ndjenja që nuk mund t’i shprehë aty brenda.

“Kisha dashur që të shpreh ato ndjenja që nuk mundem. S’mund të t’i them. Mos u bëj i trashë, kuptoje vetë”, i thotë ajo.