Ambra ka frikë se mos del nga shtëpia e Big Brother këtë të shtunë dhe prova javore duket paksa e lodhshme për të, por gjithsesi ajo pranon që të marrë pjesë në të.

“Unë nuk jam e interesuar e kalojmë apo jo, se ndoshta dal. Por do e bëj këtë gjë për ju”, u shpreh Ambra teksa është duke biseduar me Donën.

Kjo e fundit i thotë që të shikojë anën pozitive që ajo të vijojë për më tej dhe të mos e mendojë si lojë të humbur.

Edhe pse e sheh si të vështirë, Ambra nuk e fsheh dëshirën për të vijuar më tej “Kam qejf të shkoj deri ne finale se për të fituar e di që nuk fitoj”, shprehet ajo.