Ambra Elsamedit: Ke qenë i lidh me grua të martuarBanorët janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Post Big Brother për t’u përballur me njëri tjetrin. Një përballje të fortë ka pasur edhe Ambra me Elsamedin të cilët edhe pse u ndanë gjatë kohës që ndodheshin në shtëpinë e Big Brother, mes tyre ofendimet filluan pas daljes.

E nxitur nga fakti që Elsamedi ia kujton gjithmonë që e bëri të famshme, Ambra i nxorri të palarat sonte.

“I ke shkruajtur ish të dashurës tënde që ke pas 3 vite lidhje dhe s’ka pranuar të futej me ty në Big Brother, i ke shkruajtur tjetrës as ajo ska pranuar. Ke thënë për mua që i merr burrin shoqes kur vetë ke qenë me grua të martuar me fëmi”, tha Ambra.

Elsamedi nuk arriti t’i kthejë përgjigje duke qenë se Arbana nuk lejoi që të diskutohet jeta e tyre personale në emision.