Vajzat e kanë nisur me shumë vrull dhe urdhrat ndaj djemve kanë qenë të shumta pasi fituan lojën me pantonime një natë më parë, por nëse do të vazhdojnë me këto urdhra duket se djemtë do të kenë të vështirë deri ditën e shtunë.

Ambra e ka urdhëruar disa herë, për gjëra nga më të ndryshmet Elsamedin, dhe pse ai ja ka plotësuar deri tani duket i mërzitur dhe këtë gjë e ka vënë re edhe Ambra teksa ishte në krevat së bashku me Donën.

“Shiko Elsamedin, ai i ka varur turinjtë që tani”, thotë Ambra, e cila më herët i “qau hallin” Musës se po urdhërohej shumë nga Dona.