Elsamedi i ka idetë e qartë dhe kërkon nga Ambra që të mos ja prishë strategjinë brenda shtëpisë dhe çdo vërejtje t’ja thotë privatisht, jo në sy të banorëve të tjerë.

“Dua ta shijojmë bashkë dhe me të tjerët unë ta kam thënë dhe prej fillimit nuk kam ardhur as të puth kënd, as ta ha biskota dhe as me fjet gjumë”, thotë ai.

E në këtë situatë, loja çift është jetike.

“Nëse fitoj unë, ke fituar edhe ti, nëse humbas unë, ke humbur edhe ti! E kupton sa e madhe është përgjegjësia jote në këtë pjesë? Mbështetja jote është dy herë fuqi nga sa kam unë, vetëm thjesht të tjerët të kuptojnë rëndësinë e njëri-tjetrit kur ti e ndjen dhe kur ti je e pranishme. Nuk është e thënë të krijosh situata kur jam unë, krijo dhe debat dhe unë mos të jem fare aty”, thotë ai.

Por Ambra këmbëngul.

“Po më lodh psikologjikisht! Nëse kemi për t’u djegur, kemi për t’u djegur veç prej teje. Mendoje!”, i thotë ajo.

Elsamed reagon. Ai thotë se në këto pak ditë në shtëpi është përballur me sulme të ndryshme dhe Ambra nuk i ka dalë në krah. Ai kërkon nga ajo që të jetë më shumë aktive.