Kur Ambra po kërcente me Donaldin dhe Elsamedi me Elisonën, mes dy ish-partnerëve pati një përplasje me fjalë.

Elsamedi i thotë me shaka Donaldit që të bëjë kujdes se “do të zhgënjehet”.

“Po ti nuk je zhgënjyer asnjëherë?”, i kthehet Ambra.

Elsamedi i thotë që jo, ndërsa Ambra i përgjigjet duke thënë se mendon të kundërtën.

“Duhet ta mbash këtë dozë mendimesh me të tjerët këtu brenda”, ja kthen Elsamedi.

“Do të na mësosh ti se çfarë të bëjmë këtu brenda?!”, i thotë Ambra.

Elsamedi i thotë “po”, ndërsa Ambra ja kthen duke i thënë që ai “duhet të mësojë veten njëherë”.

“Na u kundërvure? S’ka gjë! Po unë a të tradhtova?”, i thotë Ambra.