Ambra nuk i ka pritur mirë vërejtjet e Musës dhe e diskuton këtë temë më Elsamedin. Ky i fundit i thotë se duhet ta kuptojë, jo vetëm Musën, por edhe Donën.

Ambra: Më acaroi shumë tek kjo pjesë, sikur unë po rri 24 orë me Donën.

Elsamedi: Po ti s’e kupton Donën, ndihet Musa keq.

Ambra: Nuk e njeh asnjë Donën siç e njoh unë.

Elsamedi: Mbase ajo ka rënë në dashuri.

Ambra: Jo ore se e njoh unë shumë mirë, nuk bie në dashuri me dy muaj Dona.

Elsamedi: Me dy muaj të tjerët u martuan.

Ambra: E pra, nuk është Dona ajo lloj femre.

Elsamedi: I tregon dobësi kot tjetrit. Si i duron fjalët që të thonë të tjerët?

Ambra: Janë fjalë për mua, mos të të djegin ty.

Elsamedi: Po mua ç’ke që më përgjigjesh kështu?

Ambra: Meqenëse nuk do që të të përgjigjem kështu, fli gjumë. U mbyll muhabeti i Musës, nuk dua ta diskutoj më. Nuk do t’i rri më mbrapa Donës për asnjë gjë. S’dua ta diskutoj më se ai Musa ja fut kot për disa gjëra.

Elsamedi: Ai atë mendim ka për ty. Ai më tha mua më fal për fjalën provokuese.

Ambra: Është mendimi i tij dhe mua s’më intereson hiç.