Musai nuk po e përballon aspak mirë ndarjen në grupe, e aq më pak që partnerja e tij është bërë pjesë e grupit të Olsit, duke shfaqur jo në pak momente edhe shenja xhelozie.

Atyre nuk u lejohet të flasin me njëri-tjetrin, por kjo nuk i pengon që të vënë re se diçka nuk shkon.
Aj që e vë re që ka diçka që nuk shkon mes Musës dhe Donës është shoqja e kësaj të fundit, Ambra, e cila e pyet se çfarë ka Musai.

Dona i thotë se atij “i ka ikur truri fare” dhe nis ta kritikojë duke thënë se në fillim i është dukur shumë tip i hapur dhe liberal, këtë gjë e aprovon dhe Ambra. Kjo e fundit shpreh habi me këtë fakt duke qenë se ai është rritur në Itali, por thekson se dhe jashtë Dona ka për ta pasur më keq me Musën.