Ambra, teksa është duke biseduar me Donën për mundësitë që ka për të shkuar në finale, shprehet se e sheh të pamundur që të jetë fituese.

Por vajza shkodrane e ka edhe preferencat e saj për çiftin fitues, natyrisht ajo bën tifo për shoqen e saj Dona e rrjedhimisht edhe për partnerin që ajo ka.

Por dyshja Dona-Musa, nuk janë të vetmit të preferuar nga Ambra, Katerina-Lupçe gjithashtu janë në listën e atyre që Ambra shpreson që ta fitojnë.