Musa bën planet me Donën. Ai i thotë se kur të dalin bashkë do të marrin një shtëpi me qira, do të hapin një dyqan dhe pastaj…

“Bëjmë një fëmijë. Të kalojë behari njëherë, në shtator që pastaj të lindi fiks kur të dalim në këtej, vitin që vjen”, i thotë ai, duke kërkuar mendimin e Donës.

Por në vend të Donës, mendimin e jep Ambra dhe jo pa e ngacmuar Musën.

“Dona do që të jetojë në SHkodër. Do që të marrë burrin shkodran”, thotë Ambra.

Dona ndërhyn direkt. “Nuk i di ca gjëra ti”, i thotë ajo Ambras.

“Do të martohet me një djalë nga Mirdita”, këmbëngul Ambra me shaka.

“Jo po nga mirëmbrëma”, ja kthen po me shaka Musa.