Pas leximit të zarfit të zi në shtëpi, i cili paralajmëron masa të rënda për një nga banorët, kanë nisur aludimet dhe diskutimet mes banorëve, por veçanërisht në çift.

Diskutimet janë vetëm në një drejtim dhe mëritë mes banorëve janë harruar për disa çaste. “A ndjen që ke bërë gjë?”, pyet Fiorentina Lupçen. “Jo”, i përgjigjet ai. “As unë nuk kam bërë gjë. Atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi”, thotë Fiorentina.

Armela diskuton me Damianon, ndërsa janë të shtrirë në krevat. “Mund të ketë thyer dikush rregullat, por se ka kuptuar”, i thotë Armela Damianos, i cili i kërkon të mos e vrasë mendjen. “S’kemi folur për gjë tjetër. Nuk kemi bërë gjë”, thotë ai.

“Mund të jetë kushdo”, thotë Danjeli. “Ku nuk të shkon mendja. Njëri nga ne ka thyer rregullat bazë”, thotë Fotinia.