Alessia Vessicchio, autorja e Big Brother 9 pak dite me pare u përfshi, ndoshta pa qene nevoja ne një sherr online me një prej komentatorëve te Big Brother, dhe kur u duk se çështja u fashit, ja ku ajo prononcohet edhe një herë, kësaj here si për te sqaruar dhe falënderuar njëkohësisht, por pa harruar qe ne fund, ta fusë edhe një kunj, kuptohet për atë komentatorin…

“Po ju jeni të çmendur? Kam bërë një postim për gjithë ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë qëndruar në prapaskenë. Por ju e tërbuat dhe filluat të thoni gjëra të çmendura si: “Italiane, ik që këtu”. Atëherë thoni që keni probleme me gjuhën italiane. Falënderova! Kam thënë në çdo mënyrë që ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, që e dua këtë vend dhe që po kthehem në shtëpi e  lumtur dhe e qetë. Mësohuni të flisni siç duhet për gjëra serioze, mos e shpenzoni kot kohën me mua.”- vazhdon ajo. Dhe me pas shton: “ Nëse dikush është ndjerë i ofenduar nga e gjithë kjo, ndoshta ka probleme me nervat sepse unë kurrë nuk kam përmendur emra përveçse kam falënderuar. Qetësohuni miq se sepse inati dhe gënjeshtrat nuk do t’ju çojnë gjëkundi, madje mund t’ju kthehen juve.”