Ndarja e Olsit dhe Fjorentinës ishte e papritur duke qenë se çifti kohët e fundit ishin parë shumë të lumtur krah njëri tjetrit. Megjithatë shkakun e ndarjes asnjëri prej tyre nuk e bëri të ditur.

Mirëpo në postimet e fundit kemi vënë re se Fjorentina është afruar shumë me Damianon, komente, replika dhe shaka së bashku si dy miq shumë të mirë. Ndërkohë që kujtojmë  se Olsi nuk ka patur aspak një marrëdhënie të mirë me Damianon dhe madje ai i ka pështyrë Damianos në fytyrë gjatë një debati në shtëpi.

Afrimi i Fjorentinës me Damianon mund të ketë çuar edhe në sherr mes çiftit duke përfunduar në ndarje. Por ky mbetet vetëm një aludim. Shkakun e ndarjes presim ta zbulojë ish-çifti.