Me siguri që e mbani mend kur Damiano dhe Armela, çifti më i përfolur i këtij edicioni të “Big Brother” u shpreh dy ditë pas daljes se loja e tyre mbaroi dhe deklaruan hapur në rrjetet sociale se “kjo ishte loja”.

Askush nuk do ta mendonte se kjo do të ishte nj shaka dhe ata do të riktheheshin së bashku, por pasi deklaruan se gjithçka ishte e tillë, shfaqeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin duke postuar foto dhe video në rrjetet sociale.

Së fundmi, mediat po “vlojnë” nga deklaratat e tyre, sharjet, ofendimet dhe madje dhe kërcënimet.

Thuhej se Donjeta është futur mes tyre, sipas deklaratave që ata kanë dhënë dhe se nuk ka shans që të rikthehen bashkë.

Por e pyetur mbrëmjen e së shtunës gjatë spektaklit, Armela ka habitur të gjithë duke u shprehur se:

 “Jemi ndarë, por nuk e di rikthehemi, apo jo”.

Ndërsa Damiano, publikoi një foto në çift në Instagramin e tij, ku edhe shpjegoi se kjo ka qenë loja e tyre e radhës.

“Skenari ynë është më i fuqishëm se i juaji. Nëse doni spektakël na telefononi”, shkruan Damiano.

Por a do t’i besojnë më fansat dhe veçanërisht mediat Damianon dhe Armelën? Me gjasa askush nuk do t’i marrë më seriozisht, por kjo mbetet të shihet.